Kulturë

“Hyjnesha në fron” përmbyll edicionin e 12-të me plane për të dalë jashtë vendit

“Hyjnesha në fron” përmbyll edicionin e 12-të me plane për të dalë jashtë vendit

Edhe nëse vitin e ardhshëm Kosovës nuk i liberalizohen vizat, festivali ndërkombëtar i filmit “Hyjnesha në fron” me tren do të marrë rrugë drejt Frankfurtit.

Nisja parashikohet që të bëhet në qershor nga Prishtina, e rrugës planet janë që t’i bashkohen edhe tri festivale të tjera. Gjatë udhëtimit një ekran do të qëndrojë i ndezur për të shfaqur filma, shkruan sot “Koha Ditore”.