Kulturë

Mediat ndërkombëtare për “Zanën” nga Kosova: një Oscar për traumat e luftës

 

Filmi kosovar “Zana” i cili po garon për “Best International Feature” në kuadër të çmimeve Oscar të vitit tjetër, ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare.

Euronews, në kronikën për kinematografi, e përshkruan filmin “Zana si “inspirues dhe goditës”, meritë që sigurisht i takon edhe regjisores Antoneta Kastrati, përcjell KultPlus.