Kulturë

Promovohet libri monografik për Nexhmije Pagarushën

Promovohet libri monografik për Nexhmije Pagarushën

Sonte në Prishtinë është promovuar libri monografik “Nexhmije Pagarusha”, i autorëve Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha, të dy gazetarë në Grupin KOHA.

Më këtë rast, redaktori i librit, Bardh Rugova theksoi se pa një sistem të mirë vlerash një shoqëri është e hutuar, e ngatërruar dhe e humbur.