Kulturë

“The Van” garon për çmim në “Manaki Brothers”

“The Van” garon për çmim në “Manaki Brothers”

“The Van” i Erenik Beqirit, i cili në maj të këtij viti u bë filmi i parë shqiptar në garë për “Palmën e Artë” në Cannes, vazhdon rrugëtimin nëpër festivale. Të enjten është shfaqur në kuadër të edicionit të 40-të të festivalit ndërkombëtar të kineastëve të filmit “Manaki Brothers”, në Manastir. Është në kategorinë e filmave të shkurtër që janë në garë për çmimin “Small Camera 300”.

Përveç “The Van”, në këtë festival janë shfaqur edhe dy filma të tjerë të regjisorëve shqiptarë: “Shpia e Agës” e regjisores Lendita Zeqiraj dhe “Derë e hapur” i regjisorit Florenc Papas. Filmat e tyre ishin pjesë e programit jogarues “European Cinema Prespective”. Festivali, i cili i shpërblen drejtorët e fotografisë, ka filluar më 14 shtator dhe do të përfundojë sot, kur ndahen edhe çmimet, shkruan sot Koha Ditore.