Për raportet midis dakorumanishtes dhe toskërishtes

Për raportet midis dakorumanishtes dhe toskërishtes

21 September 2019 13:00

Në fillim të sh. XX Bogdan Petriceicu-Haşdeu mëtonte të shpjegonte ngjashmëritë midis shqipes dhe ru¬manishtes përmes substratit dhe elementit të përbashkët latin të të dy gjuhëve. Në një ligjëratë në Aka¬deminë Rumune më 1901 ai pyeste: “Cine sunt Albanezii? (Kush janë shqiptarët?) Kur dhe prej nga erdhën ata në Epir?” Haşdeu e gjente gjenezën e shqiptarëve nga dy fise dakase: Kostobokët (toskët) dhe Karpët (gegët), të cilat ikën nga Karpatet dhe krijuan popullin shqiptar në Ballkan. Ai mbështetej dhe tek emrat Tosk, me supozim metatetik nga Kosto- te Kostobok dhe karbë, i supozuar në lidhje me Karpatet, dhe që shënon shqiponjën, simbol mitologjik i gegëve. Kjo do të thotë se në burimet e kësaj ndarjeje dialektore janë dy njësi etnike, shkruan sot Koha Ditore.

Ion Iosif Russu, Grigore Brâncuş dhe Sorin Paliga e kanë rimarrë idenë e Haşdeut në aspekte dhe momente të ndryshme. Në “Vocabularurl autohton al limbii române”, 1983, Brâncuş erdhi te ky përfundim: ndërlidhjet midis toskërishtes dhe dako-rumanishtes janë më të numërta se ato midis gegnishtes dhe ru-manishtes, edhe pse toskërishtja flitet në jug, pra më larg nga rumanishtja se gegnishtja. Kjo pas tij do të thotë se shqiptarët dikur jetonin në një hapësirë verilindore në raport me hapësirën e sotme. Brâncuş-i madje e pa edhe rotacizmin si një dëshmi për ndikimin e substratit trako-dakas: “... rotacizmi është relikt i 'dakasve të lirë', që mbijetuan deri në sh. VI jashtë Dakisë, në veri dhe në jug të provincës së romanizuar. Duhet të mendohet se paraardhësit e toskëve (shqiptarët e jugut), më tutje istrorumunët, lëvizën drejt jugut në hapësirat e dakasve të lirë dhe zonave përreth.

Ai kishte ngulur këmbë kaq shumë në teorinë e substratit saqë edhe shfaqjet e më vona në të dy gjuhët kërkonte t’i shpjegonte si vazhdimësi të një tendence të përbashkët të trashëguar në të dy gjuhët, me gjithë kohën e gjatë që kishin jetuar larg njëra-tjetrës./Rexhep Ismajli

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme