Kulturë

Propozimi për të shpallur Hindin gjuhë kombëtare shkakton kundërshtime në Indi

Propozimi për të shpallur Hindin gjuhë kombëtare shkakton kundërshtime në Indi

Tentimi për një gjuhë të përbashkët kombëtare në Indi, ku fliten më shumë se 19.500 gjuhë, duke përfshirë edhe 22 të njohur në Kushtetutë, ka qenë një çështje kontestuese që kur u shpall pavarësia mbi 70 vjet më parë.

Duke komentuar në këtë temë kontestuese, ministri i Brendshëm i Indisë, Amit Shah, së fundmi propozoi që gjuha Hindi, që më së shumti flitet në Indinë Veriore, të shpallet gjuhë kombëtare e shtetit. Kjo shkaktoi zemërimin e shteteve jugore dhe verilindore.