Kulturë

Fiedleri kujtohet si albanologu që punoi sa një institucion

Fiedleri kujtohet si albanologu që punoi sa një institucion

Prishtinë, 17 shtator – Është konsideruar si një nga albanologët më të përkushtuar gjermanë të dekadave të fundit nga kontributet mbi strukturën e brendshme të shqipes e deri te përkthimet letrare.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka mbajtur të hënën një mbledhje përkujtimore për Wilfried Fiedlerin (1933-2019), të cilin e kishte pasur anëtar të jashtëm që nga viti 1991. Për akademikët nga Kosova, që kanë pasur njohje e bashkëpunime me të, Fiedler hyn në radhën e albanologëve të shquar gjermanë prej Hahnit e deri te Meyeri, Jokli, Weigandi e Lambertzi.