Kosova propozon filmin “Zana” për Oscar

Kosova propozon filmin “Zana” për Oscar

16 September 2019 18:47

Filmi “Zana” është përzgjedhur nga komiteti selektues i Qendrës Kinematografike të Kosovës që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar.

“Zana”, film debutues i Antoneta Kastratit, pati premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanada.

Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Në Kosovë filmi “Zana” do të fillojë të shfaqet nga data 20 shtator në Cineplexx.

Sipas njoftimit nga QKK-ja, mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës. Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentë Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rolet kryesore luajnë̈ Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj.

Komiteti Selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve OSCARS ishte e përbërë nga:

Fatos Berisha – Producent (Kryesues)

Doruntina Basha - Skenariste

Shkumbin Istrefi – Aktor/Producent

More Raça - Regjisore

Visar Krusha – Skenariste/Producente

Ilir Gjocaj - Skenarist

Jeton Neziraj - Skenarist

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme