Kulturë

Eruditi i themeleve të forta të albanologjisë

Dashuria e tij me albanologjinë kishte filluar në një kohë kur vijat ideologjike e ndanin në dysh Gjermaninë, por edhe shqiptarët, gjuha e të cilëve e tërhiqte. Sidoqoftë, preokupimet albanologjike do të dilnin të fituara mbi sprovat, muret ndarëse e vështirësitë e tjera.

Wilfried Fiedler ishte gjermani që ia kushtoi albanologjisë plot 62 vjet të jetës së tij. Të mërkurën, në moshën 86-vjeçare, është dhënë lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit që kishte ligjëruar për shqipen në Universitetin e Munchenit, shkruan sot Koha Ditore.

Ashtu si në rastin e bashkatdhetarit të tij Hans-Joachim Lanksch, që u nda nga jeta në maj të këtij viti, edhe Fiedler ia detyronte njohjen e tij të shqipes Martin Camajt.

Në një interviste të bërë vite më parë, Fiedler i përshkruante vitet ’50 si tepër të vështira për t’u marrë me çështje albanologjike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)