Kulturë

Shteti pa kufij “shpërndan” pasaporta në Kosovë

Descriptive Text

Është një entitet jofizik, një shtet në erë, por kjo nuk e ka penguar që t’i ketë plot 15 mijë pasaporta gjithandej botës. Sado që nuk ka kufij si shtetet e tjera, sovraniteti i shtetit “NFK” vihet në spikamë nga ndjenja e përkatësisë që e ofron pasaporta e tij.

Më 1984, tri grupe artistësh nga ish-Jugosllavia u shkrinë në atë që do të njihej si “Neue Slowenische Kunst” (NSK), emër ky që sintetizonte artin e ri slloven të shprehur nëpërmjet gjuhës gjermane, shkruan Koha Ditore.

Një vit më herët, më 1983, artistët Dushan Mandiq, Miran Mohar, Andrej Savski, Roman Uranjek dhe Borut Vogelnik kishin krijuar një bashkim artistësh që e kishin quajtur “Rrose Irwin Sélavy”.

Tani kur grupet ishin shkrira në një, krijimi i një shteti që u quajt “Shteti NSK” ishte një përpjekje për “dyfishim” në hartën e re që po krijohej nga shpërbërja e Jugosllavisë, Çekosllovakisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Kështu, “shteti NSK” imitoi procesin e krijimit të një shteti derisa e shpalli veten si një entitet ekstraterritorial dhe mbikombëtar për të shmangur kurthin që kishte pësuar shtetndërtimi slloven.

Një shpalim kronologjik i projektit “Shteti NSK në kohë” ishte pjesë e ekspozitës së grupit “IRWIN” që u hap mbrëmjen e së martës në mjediset e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm Miran Mohar, njëri nga anëtarët e grupit, i cili ka falënderuar GKK-në për ftesën e bërë për këtë ekspozitë.

“Nuk kam nevojë të shpjegoj ekspozitën, por, megjithatë, dua t’i them ca fjalë. ‘IRWIN’ është i lidhur me Kosovën në një mënyrë të rëndësishme. Në vitin 2000 isha bërë mik me Sokol Beqirin dhe, nga një hotel në Greqi, po shihnim bashkërisht ngjarjet e revolucionit në Beograd nga një televizion në greqisht ku nuk e kuptonim asnjë fjalë”, ka thënë ai.

Mohar ka evokuar një moment interesant në kohën kur ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ishte arrestuar në Slloveni në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Beogradi.

“Por Çeku sa kohë qëndroi atje ishte në ekspozitën tonë dhe mori pasaportën e shtetit ‘NSK’... (Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")