Kulturë

“DokuKino” rindez projektorin

Dëmtimi i serverit e ka lënë të fikur për gati një muaj projektorin e kinemasë së vetme në Prizren,”DokuKino”.

Në fillim të javës ai është rindezur me filma vendorë, përderisa, të mërkurën, ka nisur me repertorin e rregullt. “CineKosova” për dy ditë solli filmat e regjisorëve vendorë, e i njëjti program do të vazhdojë ta bëjë këtë krahas hiteve filmike botërore.

Njëri prej tyre edhe “Once Upon a Time in Hollywood” i Quentin Tarantinos, që është dhënë premierë të mërkurën mbrëma. I kanë paraprirë “Stacioni” dhe “Tegeli” të regjisorit Leart Rama e “Sarabande” nga Kaltrina Krasniqi, si dhe “Fast&Furious:Hobbs and Shaw”.

“DokuKinoja” ka pauzuar sherri i kohës së nevojshme për riparimin e serverit. Mbingarkesa është vlerësuar të ketë qenë shkaku i dëmtimit të tij, e që “DokuKinos” ia pamundësoi ta hapte sezonin në gjysmën e gushtit, siç bën rëndom, nja pesë ditë pas përfundimit të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, “DokuFest”. Edicioni i sivjetmë u mbyll më 10 gusht.

Dëmtimi i serverit dhe fakti se për të rregulluar të njëjtin u ka marrë rreth një muaj kohë, Valtida Shukriu, menaxhere e “DokuKinos”, ka thënë se ka ndikuar në punën e kinemasë, mirëpo edhe me gjithë pauzën për synim kanë pasur ta ruajnë klientelën.

“Më së shumti pesë ditë pas përfundimit të ‘DokuFestit’ ne fillojmë punën në kinema. Për ne, çdo ditë që nuk punojmë është në dëm. Nuk kemi ndonjë parametër për të ditur shifrat e sakta, mirëpo gjatë kësaj periudhe jemi munduar që të ruajmë klientelën që e kemi”, ka thënë ajo.

Rreth 7 mijë e 500 shikues ka pasur “DokuKino” gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")