Vdes legjenda e muzikës spanjolle Foto: AP

Vdes legjenda e muzikës spanjolle

08 September 2019 23:19

Këngëtari i njohur spanjoll Camilo Sesto vdiq sot në Madrid, ka bërë të ditur menaxheri i tij.

Ai ishte 72-vjeç. Sesto vdiq nga një arrest kardiorespirator, sipas menaxherit të tij, Eduardo Guervos.

Ai tha për Televisión Espanola, se Camilo u pranua të shtunën në një spital të Madridit pasi u ndje keq, transmeton kp.

"Të dashur miq, ne me shumë keqardhje ju informojmë se artisti ynë i madh dhe i dashur Camilo Sesto sapo na ka lënë. Pusho në paqe", shkruan Guervos në Twitter.

Sesto shiti më shumë se 100 milionë albume gjatë karrierës së tij. Ai ishte një nga zërat më ikonikë në zhanrin muzikor pop-latin të viteve '70 dhe '80.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme