Kulturë

Me pasurimin e repertorit, teatrot synojnë rikthimin e publikut

Me pasurimin e repertorit, teatrot synojnë rikthimin e publikut

Teatrot e Kosovës kanë nisur sezonin e vjeshtës, duke u premtuar adhuruesve vepra teatrale nga regjisorë kosovarë dhe të huaj.

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi tha për Radion Evropa e Lirë se në repertorin e këtij teatri do të shfaqen vepra të ndryshme dhe programi do të jetë tejet i pasur për publikun.