Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ballkanizmat

Studimet që kanë të bëjnë me shqipen dhe historinë e saj, sidomos çështjet që lidhen me prejardhjen e saj dhe raportet me gjuhët e tjera ballkanike, nyjëtojnë hipoteza që prejardhja e shqipes lidhet me trakishten (dakishten), përfshirë hipotezën që mëton ta shpjegojë dallimin midis dy kryedialekteve të shqi pes, duke marrë në konsideratë transmigrimin, bartjen e toskërishtes nga hapësira të tjera.

Dhe këtë e ndërlidhin me ngjashmëri me gjuhë të tjera, sidomos me rumanishten, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa ndarja dialektore e gegnishtes qendrore paraqet njëfarë shtrirjeje horizontale në drejtimin pe rëndim / lindje, nuk është vërejtur një izoglosë që shtrihet në drejtimin jug/ veri, e që përfshin hapë sirat e ge g nishtes verilindore e veriperëndimore: në shqipen në përgjithësi në gegnishten veriperën dimore dhe në toskërishten zanorja e pjesores të foljes jam është e, ê: qenë, qê:n, kjê:n > klenë (qysh te Buzuku), ndërsa në gegnishten verilindore kâ:n > kjânë > *klanë, në gegnishte qendrore lindore qâ:n. Në sh. XVII kjo përfshinte dhe fjalë si qêndër/ qândër. Kështu, më duket se linjat e ndarjes dialektore duhet të jenë pak më të ndërthurura.

Në çdo rast, është shënuar po ashtu se kur është fjala për zanoren ë, për hundorësinë e zanoreve, mungesën e gjatësive funksionale të zanoreve dhe zëvendësimin e paskajores me lidhore, toskërishtja duket të jetë më ballkanike se gegnishtja.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)