Bota kujton sot shenjtoren shqiptare, “Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”

Bota kujton sot shenjtoren shqiptare, “Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”

05 September 2019 09:52

“Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, është thënia e Nënë Terezës, e cila sot mbush tre vjet nga shenjtërimi, gruas bujare që u përkul para njerëzve të varfër dhe të pamundur.

5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, kur në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj.

Gonxhe Bojaxhiu, e cila në të gjithë botën njihet me emrin Nënë Tereza, u lind në Shkup më 1910, nga prindër shqiptarë.

Që në moshën 12 vjeçe kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”. Në moshën 18 vjeçe hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.

Për një kohë të gjatë ajo iu përkushtua njerëzve të varfër dhe të pambrojtur, ndërsa në vitin 1950, në Kalkuta të Indisë, themeloi urdhrin e saj te murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. Krahas kësaj, misioni i saj punonte në ndihmë të strehimit të fëmijëve të braktisur në gjithë botën, kurimit të leprozëve, në ndihmë të viktimave të Sidës dhe kishte hapur një qendër për ta në Shtetet e Bashkuara.

Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Ajo prehet në selinë e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme