Kulturë

“Hardh Fest”, tradita që po ndërkombëtarizohet

“Hardh Fest”, tradita që po ndërkombëtarizohet

Për të pestin vit me radhë, “Hardh Festi” ka vijuar traditën artistike me artistë nga vendi dhe bota.

“Konaku” i Rahovecit më 16, 17 e 18 gusht u nderua edhe me artistë nga Kili i largët. Ronnie Romero, vokalisti ikonik i bendeve “Lords of Black”, “Rainbow” dhe “CoreLeoni”, bashkë me bendin nga Bullgaria “Eridan”, ishte deserti kryesor i “Hardh Festit” të sivjetmë.