Kulturë

Regjisorja që mbron artin me art

Descriptive Text

Regjisorja Nora Agapi i takon gjeneratës së tretë të familjes Agapi sa i përket traditës për t’u marrë me fotografi. Vetëm ajo ka studiuar për këtë. Diplomoi në UNATC në vitin 1998.

Gjyshi i saj një mësues, ka fotografuar për rreth 10 vjet dhe pastaj e ka fshehur fotoaparatin e tij pasi që ishte shumë i shtrenjtë. Nuk kishte dëshirë që fëmijët e tij të merreshin me fotografi, një profesion, por edhe hobi i kushtueshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Ioan-Matei Agapi, babai i saj ka studiuar për matematikë. Gjatë jetës së tij njihet me fotografinë, fotoaparatin e fshehur nga babai i tij dhe fillon ta shkrepë atë. Disa vite më vonë ai njihet si “Mbreti i fotografisë” në Rumani.

Nora Agapi rritet duke fotografuar e duke i shkuar prapa babit të saj. Ajo besonte që do të merrej më shumë me fiksion, mirëpo përfundon rrugës së gjyshit dhe babait të saj duke fotografuar dhe dokumentuar momente.

Nora Agapi ka qenë drejtoreshë e fotografisë në disa projekte, si "Leaving Transylvania", "Forest of Crocodiles", "On the Unpaved Paths", "Off The Bitten Track", "Decoding Dacia", "The Hunt for Transylvanian Gold", "A Young Mind: The Making of a Filmmaker". Dokumentari i saj debutues si regjisore “TimeBox” është një rrugëtim i këtyre tri gjeneratave dhe luftës së dy të fundit për të mbrojtur arkivin e Ioan-Matei Agapi, 40 vjet histori të Rumanisë.

Jeta brenda një banese të pazakonshme

Agapi është rritur me babanë e saj, fotografin Ioan-Matei Agapi në një apartament me tri dhoma në “Braunstein Palace” në Lasi të Rumanisë. Banesa e tyre nuk ka qenë e zakonshme. Me dhjetëra njerëz hynin dhe dilnin kur Agapi ishte e re.

Mobilet në apartament nuk kishin atë radhitjen klasike, një tavolinë në mes e përreth saj divanet. Banesa e tyre kishte violina të varura në muri, objekte e shënime në mur si dhe kutia të shumta.

E njëjta hapësirë ishte një vendtakim për studentët të cilët dëshironin të mësonin teknikën e fotografimit dhe filmit nga Ioan-Matei Agapi....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)