Një film për njerëzit e vegjël në kohë të mëdha

Një film për njerëzit e vegjël në kohë të mëdha

17 August 2019 13:00

“Nëntori i ftohtë” nuk është film për historinë tonë të afërt, por film për historicitetin e mënyrës së të qenit tonë në kohë dhe hapësirë; është film për modusin reaktiv të të qenit tonë në botë, modus ky i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon ta përcaktojë mënyrën e të qenit tonë. Të qenët tonë në gjendje afektimi - burimet e të cilit janë jashtë nesh, e jo në veten tonë – tashmë është një fakt ontologjik që mund të provohet në rrafshe të ndryshme të ekzistencës sonë kolektive, shkruan sot Koha Ditore.

Filmi “Nëntori i ftohtë” është film për njerëzit e vegjël në kohë të mëdha. Nëntori, si shenjë në hartën semiologjike të filmit, në rrafshin denotativ, pra, në kuptimin e parë të fjalës, shënjon një nga 12 muajt e vitit, ndërsa, cilësori “i ftohtë” e përcakton marrëdhënien që koha ka me lëvizjen, në fakt, me pamundësinë e ndryshimit brenda një mjedisi të caktuar socio-politik e ekzistencial.

Ftohtësia, si pamundësi e lëvizjes, përfaqëson idenë se fuqia e kohës është ajo që afekton nga jashtë dhe i objektifikon gjendjet mendimore e emocionale të njerëzve në masën e cilësive të veta, pra të ftohtësisë, të ngrirjes, të pamundësisë për të lëvizur e për të ndryshuar.

fillon me skenën e joshjes që Lumi (Lum Veseli) ia bën maces në shkallët e banesës. Macja është shenja që e përcakton karakterin asimetrik të marrëdhënies së Lumit me objektin e interesimit të tij. Macja nuk është objekti i interesit të tij, por dashuria e Bojanës (Alketa Sylaj), e cila ka dashuri për macen dhe, në të njëjtën kohë, ajo macen e përdorë si mjet për të sprovuar lojalitetin dhe përkushtimit që Lumi ka për dashurinë ndaj saj. Lumi, prandaj, që në fillim të filmit, për shkak të marrëdhënies së karakterit asimetrik me objektin e interesit të vet, shfaqet si një objekt që afektohet nga një subjekt (Bojana) përmes një objekti ndërmjetësues (maces). Ndërsa macja, në raport me Bojanën është objekt, në raport me Lumin, ajo është subjekt afektues./Arben Hoxha

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme