Kulturë

Jubile albanologjie, Seminari sjell prurje të reja shkencore

 

Dy javët e fundit të gushtit do të jenë tejet të ngjeshura për albanologjinë. Për dymbëdhjetë ditë me radhë, albanologë, gjuhëtarë e studiues të interesuar për gjuhën shqipe do të jenë pjesë e ligjëratave, tryezave dhe diskutimeve shkencore të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Edicioni i sivjetmë, i 38-i me radhë, shënon edhe një jubile të veçantë në organizimin e aktiviteteve shkencore që mbulojnë gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.