Kulturë

Në veshje tradicionale, një grua e bukur nga Puka

Në veshje tradicionale, një grua e bukur nga Puka

Kjo është një foto e koleksionit fotografik të italianit, Xhuzepe Masani. Ajo i përket vitit 1940, kohë kur Shqipëria ishte nën sundimin italian.

Kjo foto është dëshmi e gjallë, jo vetëm e hireve të malësores nga Puka, por edhe veshja e saj tradicionale, dhe në veçanti e solemnitetit festiv, e cila, ndonëse në këtë foto portret nuk rreket të tregojë shumë detaje, ajo ka mjaftueshëm elementë që dëshmojnë një shprehi të tillë të komponentëve të asaj pasurie shpirtërore që trashëguan dhe pasuruan.