Kulturë

Tenderi më i madh i librave kritikohet për shpërfillje të botuesve nga Kosova

Tenderi më i madh i librave kritikohet për shpërfillje të botuesve nga Kosova

Zyrës së kryeministrit nuk duket t’i kenë bërë edhe aq përshtypje botimet e Kosovës në konkursin e hapur për furnizim me libra për bibliotekat e shkollave fillore dhe të mesme në vend.

Në tenderin e përgatitur nga koordinatori nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, shumica e botimeve që do të blihen rezultojnë të jenë nga Shqipëria, shkruan sot “Koha Ditore”. Një gjë e tillë është përcaktuar nëpërmjet titujve të përzgjedhur që do të paguhen nga Qeveria. Sipas kontratës së dorëzuar në KRPP, me datën 23 të muajit të kaluar, vlera e parashikuar e projektit është 300 mijë euro.