Kulturë

Homazh për shkrimtarin patriot e revolucionar Haki Stërmilli

Homazh për shkrimtarin patriot e revolucionar Haki Stërmilli

Në jetën dhe krijimtarinë e Haki Stërmillit tërheqin vëmendjen ngjarje të rëndësishme ku mplekset e lidhet ngushtë fati i shkrimtarit me fatin e popullit e të progresit të shoqërisë shqiptare. Ne do të ndalemi vetëm në dy nga momentet sa heroike aq edhe dramatike të jetës politike të shkrimtarit tonë demokrat, shkruan Prof. Nasho Jorgaqi te gaztea “Dita”.

Momenti i parë ka të bëjë me operacionin e dimrit që ndërmori reaksioni gjermano-ballist kundër ushtrisë Nacional Çlirimtare dhe Haki Stërmilli, siç do të tregojmë më poshtë, e përballoi me sukses. Është fjala këtu për ato situata të vështira që përshkruhen në librin “Rreziku Anglo-Amerikan” për Shqipërinë “dhe që shkrimtari ynë militant disa prej tyre na i rijep në këndvështrime origjinale ose na i pasuron me dëshmi të reja.