Kulturë

Objekti shkollor në Pejë do të bëhet arkiv i artit bashkëkohor

Objekti shkollor në Pejë do të bëhet arkiv i artit bashkëkohor
 

Pejë, 24 korrik – Kur hapet dera kryesore e shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, gjëja e parë që bie në sy përballë hyrjes është një miniekspozitë. Përbëhet nga veshje kombëtare e vegla, relativisht të vjetra.

Objekti katërkatësh i ndërtuar në periudhën e Luftës së Parë Botërore dikur kishte shërbyer si spital. Pejanët rrëfejnë se të afërmit e tyre ishin lindur aty. Por 64 dhomat e ndërtesës, që gjendet krahas parkut të qytetit “Karagaq”, aktualisht janë klasa për nxënësit e salla të arsimtarëve.