Kulturë

“The Lion King” nga jeta reale

Me historinë e tij mitike të jetës e vdekjes , pa përmendur këtu edhe një mori luanësh dhe hienash, “The Lion King” ishte një kandidat i pagjasë për një trajtim fotorealist. Por filmi i ri rrëshqet në natyralizëm, me një autenticitet verbues derisa tufat e zebrave, elefantëve dhe antilopave të gjeneruara me kompjuter shihen nëpër në panoramën afrikane ku Mbreti Mufasa qëndron në pritje të këlyshit, Simba.

Me “Ciklin e jetës” që shihet në sfond, kjo skenë magjike na fut në botën e magjishme të filmit para se të thuhet edhe fjala e parë. Dhe “The King Lion” është më shumë i dalë prej jetës reale prej ribërjeve të fundit të “Disneyt” me klasikët e animuar të tij, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Skena e fundit të kujton pothuajse skenë për skenë filmin origjinal të vitit 1994. Nuk të duhet ndonjë detektiv për të parë pse filmi shumë shpejt është kthyer në një klasik të vërtetë. Ka kafshë të dashura dhe rivalët “Bambi” në vdekjen prekëse të një historie rrëfimi. Këngët origjinale të Elton Johnit dhe Tim Ricet i japin edhe më shumë zjarr filmit. Dhe ato tani duken të njohura si gjithçka që vjen prej “The Sound of Music”.

Filmi i Jon Favreaut është më me sens humori se origjinali, përderisa njëherësh trajton edhe tema të historive të dhimbshme. Ka një mori skenash të dobishme dhe dy këngë të rëndomta. Megjithatë, kjo nuk ia zbeh aspak frymën e një klasiku.

Nuk është një version i riimagjinuar, sikurse versioni “Broadway”. Megjithatë, ky film është një ribërje e kujdesshme që mundohet të thotë shumë nëpërmjet skenave që duken thuajse reale. Dhe regjisorja Julie Taymor vetëm sa i ka dhënë më shumë jetë dhe gjallëri me muzikën afrikane.

Versioni nuk është një imitim i krejtësishëm i versionit të vjetër. Disa aktorë kanë frymë më reale se disa të tjerë, dhe kjo krijon pak njëfarë shthurje. Fjalët e kafshëve nuk janë sinkronin të përsosur me gojën – dhe kjo është një shkarje teknike që bie në sy e ta vret veshin. Është dashur të punohet më shumë në anën e mjeshtërisë teknike. Por, megjithatë, kjo shkarje nuk është se ta merr vëmendjen më të madhe, për shkak se vetë fuqia e linjës së rrëfimit e bën të veten.

Sikurse në origjinal, fjalët e para janë të vëllait gjaknxehtë të Mufasës, Scar (Chiwetel Ejiofor), për miun që do ta zërë dhe ta hajë. “Jeta nuk është e drejtë”, thekson – duke iu referuar temës së rivalitetit – në mbretërinë e kafshëve dhe ndërmjet vëllezërve.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)