Këtu e dhjetë vjet më parë, një grup rioshësh të dhënë pas animacionit u bënë tok për festivalin e parë të filmit të animuar në Kosovë. Shpresa e tyre ishte që të ndanin me komunitetin fuqinë e filmit të animuar dhe në të njëjtën kohë t’ia kthenin gjallërinë dhe shpirtin e aktivizmit qytetit perëndimor të Kosovës. Do të quhej “Anibar”. Tash, në edicionin e dhjetë, festivali vë në pah frikët dhe shpresat e njerëzve nga vende të ndryshme, por edhe fuqinë e aktivizmit, shkruan sot Koha Ditore.
Fuqinë që ka “Anibari” e vlerëson edhe animatorja Orsolya Lang, e cila ishte edhe kuratore e filmave bashkëkohorë të animuar nga Hungaria në edicionin e sivjetmë. Lang është shprehur se është mahnitur nga historia sesi disa të rinj e kanë krijuar festivalin, dhe, sipas saj, fuqia e tij qëndron pikërisht te ky fakt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është shumë e rëndësishme që t’ua japësh fuqinë të rinjve, sepse ata kanë një mënyrë tjetër të të menduarit për botën”, ka theksuar Lang.
Përtej shfaqjes së filmave, animacioni po shihet si një mënyrë e duhur për t’i bërë bashkë njerëzit. Kjo u dëshmua edhe në edicionin e dhjetë, që përveçse shpalos mbi 200 filma, bën së bashku edhe dhjetëra njerëz të botës së filmit të animuar. Atyre iu bashkuan edhe dhjetëra të tjerë, të cilët artin e shohin si një mjet për të kontribuar në të mirë të komunitetit dhe shoqërisë...
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)