Symbyllur, nën tinguj të ndryshëm, qëndruan për njëzet minuta.
Në këtë mënyrë, audienca u bë pjesë e “Odës e Jetës”.
Performanca e kompozitores Donika Rudi, thekson mënyrën se si mjedisi që na rrethon ka ndikim në jetët tona shumë kohë para se ne ta zhvillojmë ndjenjën për veten, raporton “Express” i KTV-së.
“Odë e jetës” eksploron rrugëtimin përmes njërës prej shqisave të para të cilën e zhvillon fetusi – shqisën e të dëgjuarit dhe të ndjenjës fizike.
Donika Rudi, autore e veprës thotë se shfaqja “Odë e Jetës” i dedikohet ndjenjës së të qenit në barkun e nënës.
Kevin Malone, ligjërues në Universitetin e Manchesterit, rrëfen për ndjesinë e veçantë që i dha “Odë e jetës” në njëzet minuta.
Performanca “Odë e Jetës” u dha në kuadër të festivalit të artit në hapësira publike “Hapu”.