HAPU me cirk bashkëkohor për fuqinë e trupit njerëzor

HAPU me cirk bashkëkohor për fuqinë e trupit njerëzor

Alberina Haxhijaj 13 July 2019 15:30

Sheshi “Skënderbeu”, të enjten mbrëma, nga një hapësirë publike u bë një fushë-lojë për publikun, sidomos për katër akrobatët e kompanisë franceze të cirkut bashkëkohor “Un Loup Pour l’Homme”, shkruan sot Koha Ditore.

Arno Ferrera, Mika Lafforgue, Alexandre Fray dhe Sergi Pares kanë luajtur lojëra të ndryshme, si kërcime, ecje mbi trup të njeriut si mbi një urë, përplasje për tokë, rrëzime, ngjitje mbi njëri-tjetrin duke krijuar një piramidë e mbi të gjitha shumë komunikim. Shikimet mes tyre kanë qenë si tregim se një sfidë e re po fillon. Performanca e tyre bashkëkohore ishte drita jeshile që edicioni i pestë i festivalit të artit në hapësirë publike – HAPU ka filluar.

Performanca “Face Nord” është një projekt 10 vjet i vjetër. E njëjta performancë është shfaqur më shumë se 300 herë nëpër vende të ndryshme dhe ka mbetur e njëjtë gjatë kësaj kohë. Ajo që e dallon ndonjëherë janë vetë konfiguracionet që krijojnë akrobatët. Bazë për këtë performancë kanë shërbyer lojërat, ka treguar Arno Ferrera. Në fakt “Hajde edhe luaj” është edhe thirrja e Festivalit për këtë edicion. Siç përshkruhet në “Face...” akrobatët vënë në lojë forcën e sigurt dhe fuqinë e trupave të tyre të gjallë. “Është përpjekje për ta ringjallë te njerëzimi padjallëzinë lozonjare të një fëmije, dhe kësisoj edhe origjinën dhe vlerat thelbësore të këtij rrugëtimi akrobatik”, shkruhet në shpjegim...

(Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme