Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Fillon edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest

Sonte në Kalanë e qytetit të Prizrenit fillon edicioni i nëntë i festivalit Ngom Fest.

Sipas njoftimit, në natën e parë të festivalit do të ketë muzikë të zhanrit hip-hop.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Festivali do të fillojë në ora 22:00 dhe atë do ta hapin Promo Artistët Alien e Fattizle për të vazhduar me Mullagang e më pas edhe emri kryesor i natës së sonte që do të jenë labeli P.I.N.T. Skenën kryesore (Main Stage) për natën e sontme do ta përmbyll promo artisti Nkeee rreth orës 2 të mëngjesit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në orën 02:00 do të vazhdohet në Skenën e Lindjes së diellit (Sunrise Stage) ku do të performojnë Promo Artistët, Lilac, Lim e Gzimi deri në ora 5:00 të mëngjesit ku edhe do të përmbyllet nata e parë e edicionit të nëntë.

“Të gjithë të interesuarit mund t’i marrin biletat ne Ngom Shop i cili është i vendosur në Sheshin Shadërvan”, njoftohet tutje.