Të martën në hollin e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë qëndruar rreth 50 veta deri në orën 20:00. Pikërisht në kohën kur është dashur të hapeshin dyer për të hyrë në sallë, ku kishin planifikuar të shihnin shfaqjen “Arturo Ui”, atyre u është dhënë një lajm. Një prej punonjësve të institucionit më të lartë teatror në vend u ka thënë se shfaqja është anuluar.
Shumica i janë kthyer prapë biletarisë duke lënë biletat për t’i tërhequr prapa paratë e paguara për to. Por historia e publikut të Teatrit Kombëtar të Kosovës në raport me anulimin e shfaqjeve nuk zë fill të martën. Sa i përket këtij viti shfaqja “Arturo Ui”,me regji të Bekim Lumit, mban rekord sa i përket anulimit. Është anuluar katër herë. Dy herë në prill e dy të tjera në qershor. Janë gjithsej 12 shfaqje që nga fillimi i janarit e deri të mërkurën janë anuluar në TKK. Për regjisorë e dramaturgë kjo gjendje nuk është aspak e mirë e mund të dëmtojë edhe marrëdhëniet me publikun. Mesatarisht i bie që TKK-ja të ketë anuluar dy shfaqje brenda një muaji. Për dallim nga ky institucion, Baleti Kombëtar i Kosovës, që funksionon në të njëjtin kulm me Teatrin, edhe pse jep numër më të vogël shfaqjesh në vit, mbi 50, nuk ka anuluar asnjë reprizë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTeatri Kombëtar i Kosovës nuk ka lëshuar kurrfarë lajmërimi për anulimin e shfaqjes “Arturo Ui” edhe për të mërkurën, pavarësisht se një gjë e tillë është ditur qysh të martën.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore)