Kulturë

Në Institutin e Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve thyhet një artefakt teksa punëtorët qeshin

Në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, së fundi, një nga eksponatet në këtë institucion është thyer për shkak të pakujdesisë.

Në një video, që e ka siguruar Kohavisioni, shihet se si disa zyrtarë provojnë që ta zbresin një Pitos, të lidhur me litar nga kati i dytë.

Në fund, artefakti thyhet dhe disa nga zyrtarët dëgjohen duke qeshur.