Rrëfimi fantastik i Elton Johnit

Rrëfimi fantastik i Elton Johnit

09 June 2019 19:01

Albumin e parë që e bleva për qejf ishte “Captain Fantastic and the Brown Dirt Cowboy”, njëri prej dy LP-ve të nxjerra prej studios së Elton Johnit më 1975. 

Brenda, në formën e një broshure me grafika si të novelave, kishte informacione për jetën e këngëtarit, asokohe frymëzim mahnitës për mua. Kam kaluar shumë orë të asaj vere duke dëgjuar këngët si “Someone Saved My Life Tonight” dhe se si një mjeshtër me syze i pianos i njohur me emrin Reginald Dwigfht po performonte një këngë të dëgjuar ndërkombëtarisht, duke dominuar listat e këngëve më të preferuara për mua dhe miliona dëgjues të tjerë, shkruan sot Koha Ditore.

“Rocketman” nën regjinë e Dexter Fletcherit me skenar të Lee Hallit, të kujton një version të përtërirë, sigurisht edhe larg më të këndshëm, të të njëjtit rrëfim. 

Në vitet shtatëdhjetë, fakti se Johni ishte homoseksual ishte një sekret zyrtar, sikurse edhe qejfi i tij i madh për alkoolin, kokainën dhe substancat e tjera. Por sikurse broshura me informacione, edhe filmi – një testament i vetërealizimit dhe një kronikeje të rimëkëmbjes – është më shumë një version i autorizuar i jetës së tij. Johni, tani 72 vjeç, i martuar dhe për vite me radhë jo fort i zëshëm, shërben si producent ekzekutiv dhe autor (me Berni Taupinin, natyrisht) i hiteve të mëdha. 

Por qëllimi i “Rocketman” nuk është vënia e vetes në pah. Është një nder adhuruesi i lloj të vet. Është e qartë se Elton Johni nuk ka më pse ta dëshmojë veten, por gjithashtu mund të thuhet lirisht se ai nuk çmohet meritueshëm...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme