Me koncert u shënuan përvjetorët e lindjes së kompozitorëve Antoni dhe Rudi

Me koncert u shënuan përvjetorët e lindjes së kompozitorëve Antoni dhe Rudi

31 May 2019 20:38

Kori i Filarmonisë së Kosovës në “ReMusica” u prezantua me koncert të veçantë.

Për nder të 110-vjetorit të lindjes së kompozitorit Lorenc Antonit, programi u hap me veprën “Shkojti çika”. Përveç përvjetorit të Antonit, kori shënoi edhe 70-vjetorin e lindjes së kompozitorit Rafet Rudi, raporton “Express” i KTV-së.

Në skenën e Amfiteatrit të Bibliotekës Kombëtare, Korit iu bashkua edhe fagotisti, Orges Malaj.

Në një format ndryshe, për herë të parë, kori solli veprën romantike “Muzg vjeshte” të kompozitorit shqiptar Endri Sina.

Kompozitori Endri Sina tha se interpretimi i veprës së tij nga Kori i Filarmonisë ishte befasi për të.

Për pianisten Artemida Qarri- Haxhija, ky koncert shënoi një sukses.

“ReMusica” sonte do të vazhdojë me koncertin recital nga duoja Thomas Leleu dhe Artemid Qarri- Haxhiaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme