Kulturë

Skënder Gjinushi zgjidhet kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me shumicë votash.

Akademikët e kanë votuar me 35 vota pro dhe 6 kundër, kryetarin e ri të Akademisë së Shkencave, pozicion për të cilin i vetmi në garë ishte Skënder Gjinushi, transmeton kp.

Ndërkohë që për pozicionin e zv.kryetarit të ASH-së, akademiku Vasil Tole, për pozicionin e sekretarit shkencor të ASH-së, akademiku Salvator Bushati, kurse në pozicionin e kryetarit të seksionit të Shkencave të Natyrës, Neki Frashëri.