Holanda fiton Eurovisionin 2019

Holanda fiton Eurovisionin 2019
Holanda është fituesi i Eurovision 2019. Këngëtari Duncan Laurence, me këngën “Arcade” triumfoi në mbrëmjen spektakolare.
Jonida Maliqi, e cila përfaqësonte Shqipërinë në këtë festival, u rendit në vendin e 18-të.
Me votat e jurisë, këngëtarja shqiptare u rendit në vendin e 18-ta, me 43 pikë, ndërsa pas votimit të publikut, kënga “Ktheju Tokës” shkoi në 90 pikë në total, por mbeti serish në pozicionin e 18-të.
Festivali i këtij viti u mbajt në Izrael, pasi këngëtarja e këtij vendi u shpall fituese vitin e kaluar.
Finalja e Eurovisionit, performanca e Jonida Maliqit u prit mirë nga publiku
Në skenën e Eurovisionit ka kënduar këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi.
Maliqi ishte e dyta me radhë në interpretimin e këngës “Ktheju tokës”, që u prit mirë nga publiku.
Ky është edicioni i 64-të i festivalit të këngës evropiane, Eurovision.
Festivali i këtij viti mbahet në Izrael, pasi këngëtarja e këtij vendi u shpall fituese vitin e kaluar.
Sonte në “Eurovision” Jonida Maliqi performon e dyta
Mbrëmjen e kësaj të shtune do të mbahet finalja e Festivalit evropian të Këngës, “Eurovision”, me Jonida Maliqin që e çoi sërish Shqipërinë në natën finale.
Këngëtarja shqiptare me këngën “Ktheju tokës”, me lirikën e saj në gjuhën shqipe, do të performojë e dyta pas Maltës.
Nga mijëra artistë që regjistruan këngët e tyre, vetëm 26 kanë mbetur në garë për trofeun e sivjetshëm. Pas rezultateve të jurive eksperte dhe televotimeve, vetëm një do të jetë fituesi i trofeut të madh, me përfaqësuesin e Holandës që konsiderohet pretendenti kryesor.
Australia, sipas kuotimeve është pretendentja e dytë, pjesërisht edhe falë një performancë dramatike në të cilën këngëtarja Kate Miller Heidke ngrihet pezull në ajër.
Sipas bastvënësve, Gjermania mendohet të renditet e fundit për herë të tretë në këtë dekadë. Madonna do të performojë dy këngë gjatë spektaklit dhe do të ketë edhe një performancë të 4 ish-pjesëmarrësve në festival./Tch/

Kur Inteligjenca amerikane demantonte mëtimet greke në jug

Paul McCartney në autoportret me 154 këngë

Zjarri i pashuar me heronjtë që ëndërruan

Dimensioni artistik në veprën dokumentare të Demaçit

Adem Demaçi shkrimtar

Zbulimi i kampit të rëndësishëm ushtarak romak

Si i përfshiu rasti i Kosovës dhjetëra shtete të OKB-së në debat për ‘vetëvendosjen’

4000 fjalët e Pjetër Bogdanit

Si u portretua Skënderbeu në artin e Venedikut?

“Vendi im”, me elegancë nëpër traditën muzikore shqipe

Ministrisë i kërkohet ta anulojë procesin për “udhëheqës artistik jolegjitim” të Teatrit
