Edhe pse në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka arritur të nxjerrë në dritën e botimit, librin e tij me titull: “Eksperiencë për ardhmërinë”.
“Libri im i ri, del nga shtypi përmes shtëpisë botuese Gjurgja. Prej nesër, e mërkurë, 8 maj në panairin e librit, ndërsa nga e premtja në treg. Në shtator edhe version anglez”, ka shkruar ish kryeministri Gruevski në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo