Dekori gati ka përfunduar për Festivalin e 72-të të Kanës, që do të fillojë më 14 maj, me Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë që garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovar, Ken Loach apo vëllezërit Dardenne.
Emocionet pushtuan Kanën të enjten për filmin “Once Upon a Time… in Hollywood” të Quentin Tarantino, me aktorë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë prej filmave më të pritur për vitin 2019, që të rikthen në Los Anxhelosin e vitit 1969 nëpërmjet historisë së një ylli të televizionit dhe të kundërfigurës së tij.
Emri i regjisorit amerikan ka qenë në gojën e të gjithëve prej shumë muajsh, por i deleguari i përgjithshëm i Festivalit, Thierry Frémaux njoftoi të enjten se Tarantino dhe filmi i tij do të jenë pjesë e garës, 25 vite pas “Pulp Fiction”, që fitoi Palmën e Artë më 1994./ATSH/