Kulturë

“Donbass”, gënjeshtrat e vërteta për luftën ukrainase

“Donbass”, për dallim prej shumicës së punimeve të mëhershme të regjisorit ukrainas, Sergey Loznitsa, është film artistik e jo dokumentar. Por shumica e skenave në filmin që trajton shpërthimin e luftimeve në rajonin lindor të Ukrainës më 2014, duken befasisht reale.

Si një korrespondent i dikurshëm i “Guardianit” nga Moska, kam kaluar muaj të tërë në Donbass në kohën e konfrontimeve të para të ashpra që shpënë drejt luftimeve të serta të një konflikti me shumë gjak dhe vëllavrasje me kauza lokale, por të ushqyera me paratë, armët dhe trupat ruse, shkruan sot Koha Ditore.

Skenat e vrazhda dhe të errëta të Loznitsas janë të mbushura me pamje që i mban mend qartë nga ditët e kaluara përgjatë vijave të para të frontit me forcat separatiste: djelmoshat gazmorë me shikime psikopatike, pushtues cinikë dhe të pajisur mirë nga forcat speciale ruse që i drejtojnë të gjitha punët teksa shtiren të jenë banorë lokalë. Filmi fillon me një grup aktorësh kapriciozë që vendosin grim në një rimorkio. 

Por kjo nuk është një skenë dosido – aktorët do të luanin rolet e viktimave të një bombardimi imagjinar ukrainas, duke e ofruar kësisoj motivin e synuar por emocional për ta ushqyer krenarinë nacionaliste në një televizion rus. Skenat që pasojnë ndryshojnë ndërmjet absurditetit të humorit të zi dhe tmerrit të pastër, të distiluar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)