Kulturë

Shembjet në Kalanë e Novobërdës s’ndalen, punëkryerësi ende pa raport

Shembjet në Kalanë e Novobërdës s’ndalen, punëkryerësi ende pa raport

Shembja e fasadës së gurtë të Kalasë së Novobërdës s’ka të ndalur. Një muaj pasi institucionet vendore e ndërkombëtare ishin alarmuar se muret e qytetit të epërm, dy vjet pas restaurimit e konservimit kanë nisur të shemben, gjendja është edhe më e rëndë.

Tri shembje të fasadës së mureve të jashtme e një tjetër sipërfaqe brenda, kishte monumenti muajin e kaluar kur edhe llaçi është marrë për analiza nga kompania punëkryerëse me seli në Serbi, shkruan sot “Koha Ditore”. Po kjo kompani e ka shkelur afatin që kishte dhënë për analizën e materialit, që do të jepte përgjigje edhe për shkakun e shembjeve. Tash gjendja ka ndërruar.