Kulturë

Jeta e çmendur e Larry “Ratso” Slomanit

Ai ka cakërruar gotat me Leonard Cohenin dhe Bob Dylanin, dhe Joan Baez ia la nofkën. Tani 68 vjeç, në një jetë të jashtëzakonshme, shkrimtari po nxjerr albumin e tij të parë – me ndihmën e vogël të Nick Cave. 

Në orët e paradites të një të diele shkurti në avenynë e dytë në Manhattan është e vështirë të mos e shohësh Larry “Ratso” Slomanin.

Flokët i ka të lëshuar e të shprishur, me mjekrën e thinjur të kërleshtë, hyn në mesin e njerëzve me stil të pazakonshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe e pazakonshmja tjetër është se në këtë vend të mbushur me njerëz që prishin pak urinë, ky burrë jo vetëm që po intervistohet për gazetë, por është edhe subjekt i një filmi dokumentar. 

Dhe krejt natyrshëm vazhdojnë punën shërbyesit e stafit të restorantit, duke na shërbyer me ushqime të shijshme për ta përfunduar me ëmbëlsira me çokollata dhe vezë për secilin prej njerëzve ulur në tavolinë. 

Gjatë pothuajse dy orëve intervistë – në një bisedë që në fakt dukej si një monolog i pakëputur – Ratso rrëfen ngadalë prej kohës kur nisi të shkruante tekstin e parë për “Rolling Stones” deri në momentin kur turma e çartur në edicionin e vitit 1970 të festivalit “Summerfest” në Milwakee shpërtheu pasi “Sly Stone” ishte vonuar nëntëdhjetë minuta dhe kur doli në skenë, qëndroi vetëm disa çaste, duke frustruar shikuesit që do të thyenin rrethojat dhe duke djegur gjithçka që mund t’i futej flaka.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)