Kulturë

Kujtimi për Kujtimin në 30-vjetorin e teatrit amator rom

Foto: Koha

Ecja në dërrasat e skenës së teatrit në pamje të parë duket e lehtë. Por duhet kohë për t’u ambientuar dhe mësuar me to. Sidomos kur je pjesë e një komuniteti të margjinalizuar, në një hapësirë, ku përgjatë kohës nuk kanë munguar konfliktet.

Megjithëkëtë, pjesëtarët e komunitetit rom të Prizrenit kanë arritur që krahas fushave të tjera, të dëshmojnë praninë e tyre edhe në skenën teatrore, ndonëse në nivel amator. Një gjë të tillë janë duke e bërë tani e tri dekada, shkruan sot “Koha Ditore”. Njëri prej më meritorëve për këtë gjë, nuk jeton më. Por bashkëpunëtorët e tij synojnë që ta nderojnë Kujtim Paçakun e ndjerë, me një dramë kushtuar personalitetit e punës së tij për promovimin e kulturës dhe identitetit rom.

“Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paçak”, është shfaqja e shkruar nga autori Nexhip Menekshe, që pritet të vihet në skenë nga regjisori Kaltërim Balaj. Ky projekt parashihet të jetë njëri prej aktiviteteve kryesore për shënimin e 30-vjetorit të veprimtarisë së teatrit amator rom në Prizren, bashkë me publikimin e monografisë së këtij teatri.

“Teatri rom sivjet shënon 30-vjetorin e veprimtarisë. Krijuesit e këtij teatri vjet kanë humbur një bashkëpunëtor. Përtej kësaj përnjëmend kemi humbur një personalitet, që ka dhënë kontribut të madh sa u përket kulturës, artit e identitetit rom. Në njërën anë me disa sekuenca skenike dëshirojmë me e përkujtu Kujtimin, por në anën tjetër edhe me i tregu sfidat me të cilat është ballafaquar ai gjatë realizimit të disa aktiviteteve me shumë rëndësi”, thotë Nexhip Menekshe, autori i dramës.

Sipas tij, në rend të parë është vënë angazhimi i Paçakut të ndjerë në shoqërinë kulturo-artistike “Durmish Asllano”, përkatësisht punën me teatrin amator rom.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)