Atë ditë kur më është thënë se për Lush Gjergjin do të organizohej një takim dhe se organizatori e shihte të arsyeshme të isha i pranishëm jo vetëm fizikisht, por edhe me një fjalë rasti, u ndjeva ngushtë dhe njëherësh edhe i nderuar.
U ndjeva ngushtë për shkak se, për dom Lushin mund të flitet gjatë e gjatë, kurse natyra e tubimeve të ngjashme, siç ishte kjo e shënimit të disa dekadave të veprimtarisë së tij, nuk mundëson shtrirje, kohë të gjatë për referim dhe, shih për këtë, më mbetej që për figurën e dom Lushit të flisja shkurtimisht, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këtu qëndron ajo ngushtësi, te reduktimi i mendimeve për Lushin, kurse me këtë rast do të ishte shumë normale t’ia filloja që nga ditët më të hershme të jetës së tij; që nga rrugëtimi i tij i përditshëm, atyre dhiareve të gjata të maleve që ndajnë Stubllën me Zhegrën, ku Lushi me shokë arrinin gjithmonë në kohë të saktë për të mësuar në shkollën e Zhegrës. Kjo periudhë kohore e shkollimit të tij do të më jepte shkas zgjerimi dhe një kujtesë për atë kohë – do të sillte përmbajtje interesante për nxënësin e atëhershëm të shkëlqyeshëm…
Fillimisht, kur rezervova kohën t’i kushtohesha figurës së dom Lushit, mendoja të bëja kapërcime në biografinë e tij, duke mos u ndalur në detaje, por, megjithëkëtë, do të ishte i mangët shënimi sikur të mos t’ia shënoja datëlindjen, 21 marsin e vitit 1949, pastaj shkollimin në vendlindje, Stubëll, Viti, klasën e pestë, mandej tri klasat e fundit të tetëvjeçares në Zhegër, për të vazhduar në gjimnazin klasik të Dubrovnikut gjatë viteve 1963-1967, filozofinë në Split dhe në vitet e tjera, diplomimin në teologji e magjistrimin në filozofi, në Romë, në Universitetin Papnor Urbaniana, gjatë viteve 1968-1973.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)