Kulturë

Ministria: Vendimi për pronat afër monumentit në Gjakovë – joligjor

Komuna e Gjakovës nuk ka pasur të drejtë kur ka vendosur që të mos shpronësohen parcelat përreth Kullës së Sylejman Vokshit, ka konstatuar Ministria e Kulturës. Vendimi i Kuvendit Komunal të Gjakovës që të hiqet dorë nga shpronësimi i parcelave, i miratuar më 4 mars, sipas MKRS-së është në kundërshtim me Ligjin për trashëgimi kulturore. Për këtë ka kërkuar ndryshimin e tij. Por sipas Komunës së Gjakovës, MKRS-ja nuk ka të drejtë të futet në këtë çështje.

Komuna e Gjakovës, e udhëhequr nga kryetari Ardian Gjini nëpërmjet një vendimi të ri ia kishte dalë që të zhbëjë atë të tetorit të vitit 2015 nëpërmjet të cilit pos Kullës së Sylejman Vokshit dhe parcelës ku gjendet monumenti, shpronësoheshin edhe parcelat përreth. Komunat vendimet e tyre i dërgojnë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për ta konfirmuar ligjshmërinë e tyre. Në këtë rast, meqenëse bëhej fjalë për perimetër të një zone të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, MAPL-ja ka kërkuar shqyrtim të ligjshmërisë së vendimit të Komunës së Gjakovës nga Ministria e Kulturës.

e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës, vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi”, shkruhet në shqyrtimin e ligjshmërisë që i ka bërë MKRS-ja vendimit të Komunës së Gjakovës. Sipas Zyrës ligjore të MKRS-së, pika e parë e vendimit të Komunës nëpërmjet me të cilën ndryshohet vendimi i vitit 2015 dhe pika e dytë nëpërmjet ku hiqet dorë nga procedura e shpronësimit në parcelat përreth Kullës, bien në kundërshtim me katër nene të Ligjit për trashëgimi kulturore. Bëhet fjalë për nenet 1, 3, 4 dhe 6.

Sipas Ministrisë së Kulturës, vendimi është në kundërshtim me qëllimin e Ligjit për trashëgimi kulturore....(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")