I jepet lamtumira Shyqyri Alushit

I jepet lamtumira Shyqyri Alushit

20 March 2019 15:34

Aty ku këndoi për vite me radhë, hyri për herë të fundit, por këtë herë i pajetë. Në hollin e teatrit “Migjeni” u bënë homazhet në nderim të mjeshtrit të fundit të ahengut shkodran, Shyqyri Alushit. Kolegë, familjare dhe miq, u përkulën përpara trupit të pajetë të 85 vjeçarit, i cili për vite me radhë ushqeu breza të tërë me muzikën e bukur popullore e qytetare.

Për shumë prej tyre vendin e fjalëve e kanë zënë lotët, megjithatë kujtimet me Shyqyri Alushin i kanë të shumta. Ndjejnë keqardhje që shteti po i vlerëson përherë e më pak këto artista të mëdhenj, që dhanë shumë nga vetja.

“Artisti i merituar” dhe njëherësh krenaria e qytetit të Shkodres, Shyqyri Alushi la pas një trashëgimi të pasur muzikore, që do t’i shërbejë brezit të ri, si një shkollë më vete. Ai së bashku me kolosët e tjerë të skenës do të mbahet mend gjatë për origjinalitetin e të kënduarit dhe muzikën e pastër qytetare që kultivuan.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme