Kulturë

Dy artistë i bashkon nisma për bamirësi

Skulptori Butrint Morina rreth mesditës të së dielës i ka dhënë goxha formë veprës së tij. Balerina në majë të gishtave me dy duart sipër kokës dallohet lehtë.

Në anën tjetër në një tavolinë ka zënë vend Donjeta Deçani teksa ka vazhduar punën në një set pikturash që motiv e kanë figurën e fluturës. Në dimensionet 30 me 30 centimetra ato janë të punuara me akrilik. Ani pse tema e teknika e veprave të tyre s’kanë gjë të përbashkët, qëllimi është ai që i ka bashkuar dy artistët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Veprat janë vënë në shitje, e një përqindje e fitimit dedikohet për bamirësi. Të dy i kanë lënë atelietë për të zënë vend në oborrin e në ambientet e një hoteli në Prishtinë, që e ka ndërmarrë këtë nismë.

Image

Veprat e Morënës tashmë kanë zënë vend edhe në hapësira publike jashtë Kosovës. Vetëm më 2017, Izraeli, Turqia e Irani janë vendet e radhës ku janë inauguruar veprat e tij. “Miqësia” e punuar prej tij i ishte dhuruar ish-kryeministrit britanik Tony Blair më 2010.

Krijimtaria Donjeta Deçanit studion mjekësinë e përgjithshme dhe planifikon të specializohet në kirurgji, ngase ka të bëjë më shumë me detajet. Është teknikë e kombinuar me ngjyra, dhe forma që ndreqen me anë të punëdoreve me gurë të madhësive e ngjyrave të ndryshme.

Deçani aktualisht është duke planifikuar që të punojë më intensivisht për ekspozitën e saj të dytë personale. Të parën e kishte pasur më 2017 në kuadër të “Raiffesen Bank Gallery”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)