“Përballja mes dy realiteteve”, ekspozita e parë e artistes Potera

“Përballja mes dy realiteteve”, ekspozita e parë e artistes Potera

12 March 2019 20:47

Dreri si simbol i paqes, është elementi kryesor i pikturave të artistes Hana Potera, e cila nëpërmjet artit, jep mesazhe se edhe momentet më emocionale mund të tejkalohen me dashuri, butësi, dhe forcë të palëkundur.

Të gjitha këto ndjesi, artistja e re i ka shpërfaqur në shtatë piktura shumëngjyrëshe të formateve të mëdha, që i ka ekspozuar në hapësirën “Hani i dy Robertëve” në Prishtinë.

Nëpërmjet paraqitjes së drerit si kafshë emblematike, kjo ekspozitë, nga aspekti figurativ, sjell energjinë pozitive, dashurinë dhe harmoninë në mes të komunitetit, raporton “Express” i KTV-së.

“Përballja mes dy realiteteve” është ekspozita e parë personale e Hanës.

Kuratorja e kësaj ekspozite, artistja Eliza Hoxha, flet për atë se çfarë e dallon artin e Hanës.

Ekspozita e parë personale e Hanës u prit mirë nga audienca, ku ishin të pranishëm edhe artistë e studentë.

Hana Potera është lindur më 5 nëntor 1996 në Prishtinë. Interesimet e saja për artin dhe veçanërisht për pikturën, janë të hershme që nga koha kur ishte në shkollë fillore, gjë që ndikoi në zhvillimin e imagjinatës dhe kreativitetit artistik përmes përzierjes së ngjyrave në botën e vizatimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme