Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Morgan Freeman bart distinktivin për miqësinë Kosovë-SHBA

Foto: Facebook

Aktorit amerikan me nam botëror, Morgan Freeman, të mërkurën i është dhënë një distinktiv me flamurin e Kosovës dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është ai që simbolizon miqësinë midis dy vendeve. I është dhënë nga sekretarja e parë e Ambasadës së Kosovës në Panama, Valmira Thaçi-Musa, gjatë një takimi që ka pasur me aktorin. Këtë e ka bërë të ditur vetë sekretarja Thaçi-Musa nëpërmjet disa fotografive. Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth këtij takimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kënaqësi të takojmë një ndër aktorët më të mirë të të gjitha kohërave, Morgan Freeman”, ka shkruar Thaçi-Musa në postimin e saj në Facebook, shoqëruar me katër fotografi bashkë me Freemanin.

Freeman, i cili është edhe fitues i çmimit “Oscar” për aktorin më të mirë në rol dytësor, për rolin e tij në filmin “Million Dollar Baby” më 2005, e njeh goxha historinë e Ballkanit, por edhe atë të Kosovës. Këtë e kishte dëshmuar kur realizoi dokumentar. Në nëntor të vitit 2016 ai kishte vizituar Bosnjën.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

{gallery}

Folegjenda: Aktorit të njohur Morgan Freeman të mërkurën i është dhuruar distinktivi që simbolizon miqësinë midis Kosovës e ShBA-së. Ia ka dhënë sekretarja e parë e Ambasadës së Kosovës në Panama, Valmira Thaçi-Musa, gjatë një takimi që ka pasur me aktorin. Këtë e ka bërë të ditur vetë sekretarja Thaçi-Musa nëpërmjet disa fotografive