Shtatorja e Çettës pesë muaj në atelie, ende pa vendim për lokacion

Shtatorja e Çettës pesë muaj në atelie, ende pa vendim për lokacion

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 22 February 2019 08:41

Janë bërë gati pesë muaj prejse shtatorja e Anton Çettës qëndron në atelienë e atij që e realizoi. Më 10 tetor të vitit të kaluar, shtatorja e shkrirë në bronz ishte vendosur në atelienë e skulptorit ferizajas, Agon Qosa. Ai ende nuk e di se kur do të tërhiqet ajo për t’u vendosur në Prishtinë. Realisht këtë nuk e dinë as Këshilli organizativ, as Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale, që e ka porositur shtatoren, e as Komuna e Prishtinës.

Hapësira në hyrje të Institutit Albanologjik të Prishtinës, mbetet ende alternativë megjithëse Instituti ka refuzuar një kërkesë për vendosjen e shtatores para ndërtesës. Opsion tjetër është këndi i oborrit të Fakultetit të Filologjisë. Poras për këtë s’ka diçka definitive. Ka dy vjet që çështja e lokacionit për shtatore s’ka marrë epilog.

Këshilli organizativ para disa ditësh i është adresuar me kërkesë Komunës së Prishtinës. Këtë çështje e ka marrë përsipër nënkryetari i Komunës, Selim Pacolli.

Ai i ka thënë gazetës se njëri opsion është hapësira para Institutit Albanologjik të Prishtinës. Si opsion të dytë ka përmendur këndin te semaforët.

“Kemi dy probleme. Te Instituti Albanologjik i Prishtinës toka është e Komunës dhe shfrytëzohet nga IAP-ja, dhe nuk jemi të interesuar që shtatorja të vihet me fjalë”, ka thënë ai, duke aluduar në refuzimin e IAP-së që shtatorja e prijësit të Lëvizjes për faljen e gjaqeve të vendoset aty. Sa i përket këndit te oborri i Fakultetit Filologjik ka thënë se Komuna planifikon që aty të bëhet parkingu nëntokësor.

“Aty nuk prish punë pasi bëhet në plato të parkingut, por kjo merr shumë kohë deri më 2020. Po mundohemi që të mos u lëmë hapësirë thashethemeve. Akoma nuk kemi vendosur për aspektin final. Po besojmë që shpejt dalim me propozim final. Komuna ka disponim për këtë punë. Intenca është të gjendet një vend i mirë”, ka thënë ai.

Ndarja e hapësirës për shtatoren e Çettës duhet të bëhet nëpërmjet një vendimi të Kuvendit Komunal.... (Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme