Kulturë

“Shkumësi”, dramë e patosit introspektiv

“Shkumësi”, dramë e patosit introspektiv

Drama „Shkumësi“ e autorit të tekstit dhe regjisë, Naser Shatrolli, me aktorët Faris Berisha dhe Ermal Sadiku, që u vu në skenë në Sallën e vogël të Teatrit Kombëtar ka në vetvete karakteristika të veprës me shenja të tragjedisë, sepse ajo fillon me praralajmërimin e vrasjes të njërit personazh që po i njëjti këtë ia komunikon tjetrit.

Spektatori menjëherë bie në dilemë cili do të dalë këtu kryepersonazh, cili episodik dhe a u shkaktua pesha e frikës nga njëri-tjetri apo nga një ekzekutues u mundshëm. Ligji logjikisht tash nuk përmendet, që do ta zbuste dilemën cila është viktima e mundshme, si lajmësi ashtu edhe marrësi i këtij lajmi.