Një biografi ideale kompozitorësh duhet të kombinojë disa cilësi: njohuri të thellë për jetën dhe mjedisin e artistit, të përkrahur edhe me rishqyrtim të të gjitha burimeve që ka në dispozicion: një mirëkuptim intim mbi personalitetin e kompozitorit dhe një aftësi për të folur për punën kreative në një mënyrë që do të përmbushë edhe pritjet e studiuesve edhe të lexuesve të tjerë. Dhe që të gjithëve të na kthejë nga muzika.
Biografia e Alan Walker, “Fryderyk Chopin: A Life and Times” vërtet ia del të sjellë këtë goxha mirë. Walker, profesor në Universitetin e Kanadasë, është më së shumti i njohur për biografinë disavëllimshme të Franz Listzit, në të cilën ai ka punuar për gjysmëshekulli. Edhe për atë nga ne që nuk e pëlqejnë shumë muzikën e Listz, Walker ka dëshmuar të dalë një rrëfimtar i kompletuar. Dhe tani, ai e ka bërë të njëjtën gjë me Chopinin (Walker e përdor emrin e parë polak të tij në gjithë librin – Fryderyk).
Pas një parathënieje të shpejtë që thekson popullaritetin e kompozitorit, Walker kthehet te një deklaratë e Hector Berliozit: “Chopin ishte duke vdekur gjatë gjithë jetës së tij”. Kjo pak a shumë e përcakton gati krejt tonin e 700 faqeve që pasojnë dhe është një perspektivë mjaft e përshtatshme për shkak se Chopin vuante nga tuberkulozi që nga adoleshenca.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)