Kulturë

Yjet kërkojnë zhvendosjen e “Eurovizionit” nga Izraeli

 

Londër, 31 janar - Dame Vivienne Westwood, Peter Gabriel dhe Wolf Alice janë në mesin e 50 artistëve, të cilët kanë bërë thirrje që Festivali Evropian i Këngës të mos mbahet në Izrael.

Duke përmendur shqetësimet për të drejtat e njeriut ata kanë nënshkruar një letër të hapur, ku i kërkojnë BBC-së që ta iniciojë zhvendosjen e garës në një vend tjetër.